Protesta e Jelekëve të Verdhë, në terren zbret dhe ushtria

schedule21:59 - 23 Mars, 2019

schedule 21:59 - 23 Mars, 2019

Dhjetëra të arrestuar dhe një grua e plagosur në Nice është bilanci i protestave të sotmes në Francë, kur në javën e 19, jelekët e verdhë manifestuan kundër qeverisë. Së bashku me agjentët e policisë në terren janë dhe ushtarët për të mbrojtur objektet e rëndësisë së veçantë.

Jelekët e Verdhë protestojnë sërish në Paris, ndërkohë që policia franceze ka arrestuar me dhjetëra persona. Vetëm në Champs Elize janë vendosur në gatishmëri 2 mijë agjentë policie për shkak të asaj që ndodhi të shtunën e fundit ku u shkatërruan dhe plaçkitën me dhjetëra dyqane dhe restorante në qendër të kryeqytetit francez situate ka qenë e qetë dhe sipas Le Parisien nuk ka pasur të njëjtën pjesëmarrje protestuesish si herën e fundit.

Në Nice janë regjistruar trazira ku një grua ka mbetur e plagosur pasi është rrëzuar në tokë. E shtuna e 19 e protestave është dhe dita e parë e prefektit të ri të Parisit Didier Lalement, pas shkarkimit nga posti të paraardhësit të tij, i cili u akuzua se nuk kishte qenë në gjendje të menaxhonte situatën. Mediat franceze bëjnë të ditur se agjentët e policisë janë autorizuar që të përdorin plumbat e gomës nëse situate do të jetë kritike.

Ministria franceze reagoi për faktin se dhe një numër i caktuar ushtarësh janë gjithashtu në gatishmëri, duke saktësuar se ushtarët nuk do të përballen me manifestuesit por vetëm do të zëvendësojnë agjentët e policisë në terren në një moment që kjo do të jetë e domosdoshme. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se misioni I ushtarëve në terren është lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e objekteve të rëndësisë së veçantë.

Ndërsa guvernatori ushtarak i Parisit Bruno Lerai u shpreh një ditë më parë se ushtarët mund të hapnin dhe zjarr në momentin që jeta e tyre apo e personave që mbrojnë do të ishte në rrezik./abcnews.al