“Oscar” ishte i mbushur me plot surpriza dhe të papritura. Ndër ngjarjet që bëri bujë në botë ishte momenti kur Will Smith godet me shuplakë komedianin Chris Rock pas një batute që bëri për gruan e tij. CODA, një film që ka në qendër njerëzit që nuk dëgjojnë dhe përpjekjet e tyre për të kuptuar botën, mori çmimin “Filmi më i mirë” në Oscars 2022.
Filmi fitoi gjithashtu dhe çmimet e tjera për të cilët ishte nominuaer, “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” dhe “Skenarin më të mirë të përshtur”. Një ndër aktorët që bëri histori ishte dhe Troy Kotsur, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë dytësor, duke u bërë njeriu i parë i shurdhër që fitoi një çmim Oscar për aktrim.
Ishte një moment triumfues për aktorin, i cili për vite të tëra ka luftuar për të fituar terren në këtë industri që tradicionalisht krijon mundësi të pakta për interpretuesit që janë të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim. Edhe aktorja Ariana DeBose hyri në histori të dielën si gruaja e parë e komunitetit LGBT me ngjyrë që ka fituar një “Oscar”.
Ajo fitoi çmiminpër aktoren më të mirë në rol dytësor në “West Side Story”. Gjatë fjalës së saj pasi mori trofeun, DeBose tha se “ëndrrat bëhen realitet”.“Kujtdo që ka vënë në dyshim identitetin tuaj, ose e ka gjetur veten duke jetuar në hapësirat gri, ju betohem: me të vërtetë ka një vend për ne.” /abcnews.al