“Baby Shark” në avion për të qetësuar fëmijën, prezantuesi që xhiroi pasagjerët duke kënduar: S’e mendoja se do të bëhej virale

schedule09:07 - 28 Mars, 2022

schedule 09:07 - 28 Mars, 2022

Një video që tregon pasagjerët e një aeroplani që këndonin Baby Shark për të ngushëlluar një djalë të vogël që po qante është bërë virale në rrjet. Vogëlushi ishte mërzitur gjatë një fluturimi nga Dubai drejt Tiranës dhe njerëzit që ndodheshin aty zgjodhën këtë mënyrë brilante për ta qetësuar.

Ishte prezantuesi radiofonik, Parikshit Balochi që publikoi videon në TikTok, e cila është parë më shumë se 7 milionë herë. Prezantuesi dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se kishte xhiruar vetëm pjesën e fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Parikshit Balochi (@parikshitbalochi)

“Unë filmova vetëm sekondat e fundit. S’e mendoja se Baby Shark do të bëhej kaq virale. Thashë po nxjerr telefonin dhe të filmoj. Por ndërkohë kishim 30 sekonda që këndonim. Ngarkova videon dhe fika telefonin se isha në avion. Kur mbërrita në aeroport pashë një numër të çmendur pëlqimesh.”, tregoi ai.

Balochi është gjithashtu një adhurues i Tiranës. Ai tregoi për gazetarët në studio se çfarë i pëlqen nga kryeqyteti shqiptar.”Dua njerëzit që janë kaq miqësor. E gjithë kjo frymë e Tiranës është kaq e bukur.

Qyteti është miqësor dhe njerëzit nëse nuk e flasin gjuhën, përpiqen që të të bëjnë të lumtur. Besoj se Tirana është një vend që duhet ta vizitojnë të gjithë dhe njerëzit e Tiranës duhet të bëhen si parisienët që janë pak arrogantë ndaj turistëve”, tha ai. /abcnews.al