Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka fabrikuar dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti në dosjen “Babale”. Ervin Salianji ka publikuar të tjera përgjime për të cilat thotë se faktojnë përdorimin politik të Prokurorisë për të mbrojtur zyrtarë të lartë të shtetit dhe fajësuar opozitën.
Ervin Salianji nga Partia Demokratike pa publikuar të tjera përgjime të cilat sipas tij dëshmojnë se qeveria ka sajuar dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti , fierakun që thotë se luajti rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun të njohur si “Dëshmitari X”.
Fredi Alizoti në këtë regjistrim pretendohet se po komunikon me drejtorin e Policisë se Fierit Albert Nushi të cilit i ankohet se e ka lënë në baltë ndërsa ky i fundit i premton se do t’i dërgojë para.
Para se të bisedonte me zyrtarin e Policisë se Shtetit Alizoti sipas Salianjit ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Përgjimet e publikuara prej tij Salianji thotë se janë disa fragmente te dosjeve që disponon Prokuroria por të cilat sipas tij i fsheh me qellim për të mbrojtur zyrtarë të lartë të shtetit dhe akuzuar opozitën.
Pas publikimit të përgjimeve te dosjes “Xhafaj –Babale” nga Partia Demokratike Ervin Salianji është nën hetim nga Prokuroria./abcnews.al