Një reaktor kërkimor bërthamor në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga raketat ruse, sipas autoriteteve të cituara në një media ukrainase.
⚡️ Kharkiv nuclear research reactor hit by Russian shelling.
The nuclear research reactor at the Kharkiv Institute of Physics and Technology has come under renewed Russian fire.
Ukrainian authorities have not yet been able to assess damage to the site, due to constant shelling.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 26, 2022
Kyiv Independent raporton se për shkak të bombardimeve të vazhdueshme në verilindje të vendit, autoritetet nuk kanë mundur që të vlerësojnë dëmet në vend. Rusia është kritikuar vazhdimisht për shënjestrimin e centraleve bërthamore në Ukrainë, siç është centrali bërthamor Zhaporizhia në juglindje.
Edhe pse rreziku nuk mungon, deri më tani nuk ka pasur asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv nga ky sit. /abcnews.al/