Victor Osimhen është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Napolit, pasi ka arritur të udhëheqë skuadrën në arritjen e rezultateve pozitive.
Sulmuesi napolitan kërkohet nga skuadra të mëdha, ku real Madrid dhe Manchester United janë në garë me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e Osimhen.
Duke parë situatën e interesimit të skuadrave për lojtarin e tyre, Napoli ka menduar t’i vendos çmim pasi do ta ketë të vështirë ta mbajë sulmuesin në ekip.
Sipas “Corriero dello Sport”, Napoli do të kërkoj 100 milionë euro për shitjen e Osimhen.
Ndryshe, 23-vjeçari po kalon formë mbresëlënëse te Napoli këtë sezon, duke shënuar 15 gola e regjistruar katër asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat. /f.a/abcnews.al