Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Bujqësisë së Ukrainës: Eksporti i drithërave nga Ukraina, përmirësohet me përfundimin e luftës

schedule15:01 - 26 Mars, 2022

schedule 15:01 - 26 Mars, 2022

Ministri i ri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi, këtë të shtunë në një prononcim për mediat është shprehur se aftësia e Ukrainës për të eksportuar drithëra po përkeqësohej nga dita në ditë. Sipas tij vetëm me përfundimin e luftës me Rusinë mund të kemi dhe përmirësim të eksportimit të drithërave.

Ai ka thënë ndër të tjera se Ukraina , një nga prodhuesit kryesorë të drithërave në botë, normalisht do të eksportonte 4-5 milionë tonë drithë në muaj një vëllim që ka rënë në vetëm disa qindra mijë tonë.

Sipas tij ndikimi duket në tregjet globale dhe çdo ditë që kalon në këtë situatë e përkeqëson akoma më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!