Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Varshavë për bisedime me homologun e tij presidentin polak, Andrzej Duda, që do të fokusohet pjesërisht në pushtimin rus të Ukrainës, shkruan The Guardian
Biden ka argumentuar se “bota e lirë” kundërshton pushtimin rus të Ukrainës dhe se ekziston një unitet midis ekonomive të mëdha për të ndaluar luftën e Vladimir Putin.
Udhëtimi i tij në Varshavë përfshin takime me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe ministrin e mbrojtjes, Oleksii Reznikov – takimi i tij i parë me zyrtarë të lartë ukrainas që nga fillimi i luftës.
/abcnews.al