Genta Ismajli është bërë së fundmi nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë dy binjakë. Mëmësia duket se e ka bërë nostalgjike këngëtaren e famshme pasi pak orë më parë, ka ndarë me fansat në Instagram, një foto të rrallë nga fëmijëria.
Këngëtarja shihet duke kërcyer ndërsa vihet re e njëjta hijeshi që ruan akoma edhe sot. Kujtojmë se lajmi se këngëtarja ka sjellë në jetë binjakët e saj me partnerin turk, Usta u bë me dije në Janar pasi e kishte mbajtur lajmin të fshehtë.
/abcnews.al