Taner Olmez, i njohur më së shumti për publikun si “Doktori i mrekullive” është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Ece Çesmioglu ka sjellë në jetë një vajzë. Mediat turke bëjnë me dije se çifti e ka quajtur vajzën Zeynep.
Duke folur për emocionet e para që përjetoi si baba, aktori tha: “Isha në sallën e lindjes. Nuk i mbajta dot lotët kur pashë për herë të parë kokën e vajzës sime. U mundova që të mos qaja por nuk durova më.
Jam jashtëzakonisht i lumtur, isha shumë i emocionuar kur e mora për herë të parë në krahë”, tha aktori duke shtuar se partnerja dhe vogëlushja janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Kam një lumturi të papërshkrueshme. Në familjen tonë kishte shumë djem.”, shtoi më tej ai.
/abcnews.al