“E paske gjyshen qeflie”, Dea i kundërpërgjigjet Armidës: E kam qejflie siç jam dhe vetë, më dukesh si nuse e 2002-shit

schedule21:59 - 25 Mars, 2022

schedule 21:59 - 25 Mars, 2022

Dea dhe Armida i vazhduan debatet edhe në puntatën e tretë të Style Star. Ato janë dy ndër konkurrentët më të përfoluara të këtij edicioni të dytë. Kësaj radhe debati nisi për veshjen e Armidës e cila u kritikua nga konkurrentët si kopje dhe jo si risi. Dea tha se Armida dukej sikur po shkonte në dasëm dhe jo në një event mode.

Pjesë nga debati:

Dea: Kurora më duket sikur je duke shkuar në dasëm. Mu si nuse e 2002-shit. Rrjeta nuk është fare krijim i joti sepse e ka sjellë Albioni dhe me rrjetë është identifikuar Albioni.
Armida: Kur?
Dea: Që në fillim.
Armida: Shpirt, Albioni vë një kapuç. Unë kam vendosur një rrjetë.
Albioni: Ka qenë rrjetë dhe e kam vendos te promoja, thousand years ago.

Dea: Meqë unë po ikja se gjyshja ime po bën ‘baby shoëer-in’ e vet…
Armida: E paske gjyshen qeflie…
Dea: E kam shumë qeflie siç jam edhe vetë. Ndërsa ti më dukesh si ato “bunny-t” që vijnë në festa për të të dhënë kënaqësi më shumë.
Armida: Është puntata e tretë dhe e kam thënë dhe më para. Ata që e ndjejnë konkurrencën janë ata që ziejnë më shumë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!