Ashtu si në dy puntatat e parë, veshja e Almidës shkaktoi debate mes konkurrentëve. Në tematikën “Moda në 2023” ajo kishte guxuar duke u veshur me të bardha. Konkurrentët e akuzuan Armidën se kjo veshje është e parë dhe nuk ka sjellë risi sonte.
Pjesë nga diskutimi:
Arsenida: Kjo është e parë.
Armida: Ku e ke parë?
Arsenida: Si formë është shumë e parë.
Armida: Ku?
Arsenida: E kemi parë kudo.
Dea: Te Zara. Është në ngjyrë të zezë.
Armida: Po e ke parë të Zara, e ka kopjuar te unë. Dihet që Zara vetëm kopjo dhe nuk sjell gjëra të saj.
Dea: Po ti e solle sot, Zara e ka sjellë para një sezoni.
/abcnews.al