Ish-futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil është përjashtuar nga skuadra e Fenerbahce pasi kishte një debat me trajnerin e skuadrës turke.
Nga mediat turke mësohet se trajneri, Ismail Kartal i ka thënë hapur ish-lojtarit të Realit se nuk është aspak i kënaqur me formën e treguar nga futbollisti, kjo gjë nuk i ka pëlqyer këtij të fundit i cili më pas ka filluar debatin me teknikun e skuadrës.
Por Ozil ditën e sotme ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teks aka dhe një mesazh për Fenerbahce.
“Fenerbahce është më e rëndësishmja”, ka shkruar Ozil, ndërsa në postim shikohen flamuri i skuadrës turke dhe flamuri i Turqisë.
Aslolan Fenerbahçe’dir ???? #M1Ö pic.twitter.com/mAHgPLXGif
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) March 25, 2022
/f.a/abcnews.al