Liderët e G7-ës dënuan ashpër ” vazhdimin e testeve të raketave balistike, duke përfshirë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Koreja e Veriut “. G7 e quan testin e raketës balistike “shkelje të qartë” të rregullave të OKB-së.
“Këto veprime të pamatura kërcënojnë paqen, sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, përbëjnë një kërcënim të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm për aviacionin civil ndërkombëtar dhe lundrimin detar në rajon dhe kërkojnë një përgjigje të unifikuar nga komuniteti ndërkombëtar,” tha G7 në deklaratë.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka urdhëruar dhe mbikëqyrur personalisht lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale më të fuqishme të vendit (ICBM), duke siguruar që Pheniani të jetë gati për një “konfrontim afatgjatë” me Shtetet e Bashkuara.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet për këtë çështje në orën 20:00 me orën shqiptare, mbrëmjen e së premtes.
Raketa Hwasong -17, e cila është e aftë të godasë çdo pjesë të territorit amerikan, ra në zonën ekskluzive detare ekonomike të Japonisë.
Nënshkruesit e deklaratës i bënë thirrje Koresë së Veriut të “pranojë ofertat e përsëritura të dialogut nga të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë” dhe “të heqë dorë nga planet e saj për armët e shkatërrimit në masë dhe raketat balistike”./abcnews.al/