Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka vizituar sot trupat amerikanë ushtarakë, të cilët punojnë me aleatët në krahun lindor të NATO-s në Poloni. Nga pamjet e publikuara nga mediet e huaja duket se presidenti Biden është ulur në një tryezë bashkë me ushtarët amerikanë për të shijuar pica.
Pamjet të sjellin në mendje një botë paqësore, ku nuk ka armë, as luftë me presidentin amerikan që ha pica, bën shaka dhe nxjerr selfie me ushtarët.
Biden mbërriti në aeroportin Rzeszow, afër kufirit me Ukrainën, më herët gjatë ditës së sotme.
Ndalesa e tij e parë ishte me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë Amerikane, ku u ftua për pica./abcnews.al/