Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, kujtoi të enjten 16-vjetorin e serialit televiziv të Disney Channel, “Hannah Montana”. Përmes një postimi në Twitter, ajo u shpreh se 16 vjet më parë jeta e saj ndryshoi përgjithmonë kur seriali nisi të trasmetohej.
“Për shkak të besnikërisë dhe mbështetjes suaj, kam pasur nderin të udhëtoj nëpër botë për më shumë se një dekadë dhe të performoj për fansat që sjellin kaq shumë madhështi në jetën time”, ka shkruar Miley.
Ajo ka publikuar edhe një video të saj duke kënduar një nga hitet më të mëdha të Hannah, “Hoedown Throwdown”, gjatë një koncerti.
“Ëndrra ime është të këndoj ‘Hoedown Throwdown’’, ka thënë Cyrus në filmim, duke u thënë pjesëmarrësve të koncertit, “Nuk më kujtohet se si shkon. Ju më tregoni”./abcnews.al