Flasin “dardanët”: Fitore e rëndësishme, mbizotëron atmosferë pozitive

schedule20:55 - 24 Mars, 2022

schedule 20:55 - 24 Mars, 2022

Kosova arriti të merrte një fitore me shifrat 5-0 përballë Burkina Fason në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për dardanët të cilët me trajnerin Alain Giresse kërkojnë të bëjnë sa më mirë.

Pas ndeshjes tre nga lojtarët protagonist në këtë ndeshje ishin edhe Sajmir Ujkani i cili priti penalltinë e kundërshtarëve, ndërsa Toni Domgjoni debutoi me gol te përfaqësuesja e Kosovës, teksa Astrit Selmani po ashtu bëri një paraqitje pozitive që kulmoi me gol.

Samir Ujkani: “Ishte shumë e rëndësishme t’ia nisnim mirë, të mos pësonim gol. Ky ishte qëllimi kryesor. Nuk ishte e lehtë kundër këtij kundërshtari, por kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar aksione ashtu siç dimë, kemi arritur një fitore shumë të bukur. Giresse? Kemi shumë respekt për të, historia flet vetë. Komunikimi po shkon më mirë nga ç’e kishim parashikuar. Është fillimi dhe duhet ta krijomë atmosferën pozitive nëpërmjet rezultateve të mira.”

Toni Domgjoni: “Jam shumë i lumtur për debutimin dhe golin, sidomos për fitoren. Shpresoj të kem më shumë minuta, do ta jap maksimumin sado minuta të luaj. Goli? Pata në mendje krosimin, por topi më kërceu në këmbë shkoi në rrjetë.”

Astrit Selmani: “Ndjenjë shumë e mirë, si ëndërr. Normalisht që është mirë të shënosh para trajnerit të ri. Besoj se është një konkurrencë e madhe, me Vedatin është një lojtar i mirë. Jam këtu për ta ndihmuar ekipin edhe me dhanë sa më shumë gola”.

/f.a/abcnews.al