“Lëre Einxhel”, Dj Dagz zbulon mesazhet që merr nga vajzat pas daljes nga BB VIP

schedule20:53 - 24 Mars, 2022

schedule 20:53 - 24 Mars, 2022

Ndonëse gjithçka nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit. Ka pasur shumë komente se po bëjnë lojë por dyshja ka dëshmuar të kundërtën. Së fundmi, ata kanë dhënë edhe intervistën e parë bashkë.

Dyshja treguan se nuk bëhen xhelozë për njëri-tjetrin, sepse kjo nuk është në tipin e tyre dhe se kanë besim te marrëdhënia që kanë krijuar. Ndërkohë, Dagz zbuloi mes të tjerash dhe mesazhet e shumta që merr nga vajzat pasi ka dalë nga Big Brother VIP.

“I kam thënë që një prej mesazheve që më vjen më së shumti është ky, leje atë gocë…”, tha Dagz. Ndërsa Einxhel shtoi: “E di pse? Se ka qenë një moment brenda shtëpisë kur unë kam thënë “ja pra zemër, e arrita qëllimin që njërin ta duan të gjitha, por ta kem unë”. Tani do e thonë ato se s’kanë çfarë bëjnë. Taksirat.”

/abcnews.al