Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, tha se dy javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për fatin e Ukrainës.
Ndër të tjera ai u bëri thirrje 27 vendeve të BE-së që të vazhdojnë furnizimin me armë për Kievin, shkruan Infobae.
“Dy javët e ardhshme do të vendosin se në cilën anë do të bjerë fitorja dhe ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë, duke furnizuar me armë. Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike. Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrell në në Këshillin Evropian kushtuar Ukrainës, në të cilin, përveç liderëve të Njëzet e Shtatë vendeve të BE-së është i ftuar edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden./abcnews.al/