Ashraf Hakimi dëshiron të largohet nga PSG për shkak të një atmosfere jo të shëndetshme në skuadër.
Sipas RMC Sport, mbrojtësi i djathtë është jashtëzakonisht i pakënaqur me faktin se futbollistët e Amerikës së Jugut nuk komunikojnë fare me të. Për shkak të kësaj, 23-vjeçari është gati të largohet nga PSG.
Hakimi thuhet se është në marrëdhënie të mira me sulmuesin Kylian Mbappe, i cili është afër kalimit në Real Madrid këtë verë.
Siç u raportua më parë, në PSG janë formuar klane lojtarësh francezë dhe të Amerikës së Jugut.
Kujtojmë se verën e kaluar marokeni u transferua te PSG nga Interi për 60 milionë euro.
Këtë sezon, Hakimi ka bërë 32 paraqitje për klubin francez në të gjitha garat, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 4 asistime. /abcnews.al/