Policia në Kukës ka vënë në pranga një person që kalonte mallra kontrabandë nga Kosova në drejtim të vendit tonë.
Njoftohet se E. C., 31 vjeç, banues në Kukës u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me një mjet tip furgon, mallra të ndryshme. Këto të fundit ai i kishte futur kontrabandë nga Kosova, duke shmangur detyrimet doganore dhe tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me mallrat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /abcnews.al/