Çfarë mund të presim nga samiti i NATO-s?

schedule09:20 - 24 Mars, 2022

schedule 09:20 - 24 Mars, 2022

Ndërsa liderët evropianë dhe SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, do të jetë një ditë e rëndë për simbolikën që përfaqëson, se aleanca transatlantike është e fortë dhe si qëndron përballë Putinit.

Gjëja kryesore që Presidenti Zelensky dëshiron është një zonë ndalim fluturimi, por kjo nuk ka ndodhur sepse rreziku i konfliktit me rusët do të jetë shumë i madh.

Gjithashtu ka të ngjarë të dëgjojmë më shumë se çfarë mbështetje do t’i jepet Ukrainës për të luftuar një sulm kimik ose biologjik, pasi SHBA ka ngritur shqetësimet e saj se Rusia mund t’i drejtohet kësaj mundësie sulmi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Putinit që të ndalojë këtë lloji sulmi, duke theksuar se Rusia thjesht nuk mund të fitonte nëse do të kishte një luftë bërthamore.

E vetmja gjë që Putin tha se nuk donte ishte zgjerimi i NATO-s në pragun e tokës së tij.

Raportohet se do të ketë një dyfishim të grupeve luftarake të NATO-s në Evropën Lindore .

NATO thotë se do të ketë forca në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki – të gjitha pjesë  mesazhit që aleanca NATO-Perëndimore dëshiron të dërgojë ndaj Putin./abcnews.al/