Ekspozita e përvitshme “Nëntori” ka mbledhur në këteë edicion 30 artistë figurativë të brezave të ndryshem. Ekspozita është çelur në Muzeun Historik Kombëtar.
Prej 2 dekadash grupi i artistëve të njohur të nëntorit vazhdon në gjurmet e pikturës së kavaletit duke sjellë traditën me gjuhë bashkëkohorë. Kuratori i ekspozitës Aleksandër Filipi thotë se konsolidimi i figurës njerëzore e bën të veçantë këtë grupim, i cili vjen me ndërthurje brezash.
Arti i vërtetë me bazë figurative, është emëruesi i përbashkët që prej 20 vitesh vë në një çati grupimin e artisteve të nëntorit. Kuratori i ekspozitës së sivjetshme Aleksandër Filipi thotë se ekzistenca pa ngjyrat dhe pikturën është e pakuptimtë për secilin nga ne.
Në këtë ekspozitë vihet re ndërthurja e brezave dhe larmia e gjinive. Përzgjedhja e artistëve të rinj për të qenë krah emrave të njohur si Ksenofon Dilo, Zef Shoshi, Gazmend Leka, Buron Kaceli bëhet mbi këtë kriter”- shpjegon kuratori.
Ndërkohë që në punën tjetër me titull bandat , me gjuhën e pikturës sjell këto plagë të shoqërisë.
Në këtë nentor janë bërë bashkë 30 artistë të cilët pasqyrojnë larmi, nga natyrat e qeta, temat historike, problemet sociale e kompozimet. Besim Tula zakonisht i shmang komentet rreth punëve, por kësaj here e jep një opinion origjinal të tij.
Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 5 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar./abcnews.al
https://youtu.be/GvrjRvut4Ow