Autoritetet franceze kanë ngrirë 800 milionë dollarë asete të oligarkëve rusë si pjesë e paketës së sanksioneve kundër Rusisë, sipas një deklarate të zëdhënësit të qeverisë franceze Gabriel Attal, shkruan CNN
“Pasojat e sanksioneve kanë filluar të ndihen në Rusi, ku ekonomia dhe rubla janë në kolaps dhe bursa është mbyllur”, tha ai.
Ai theksoi gjithashtu faktin se Franca do të miratojë sanksione shtesë nëse do të jetë e nevojshme. Raundi i fundit i sanksioneve të Bashkimit Europian në fillim të marsit kundër Rusisë përfshinte masa që synonin 160 oligarkë dhe politikanë rusë.
/abcnews.al