Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në pritje të ëmbël, Dojna Mema ndan detaje nga shtatzënia: Pse zgjodha të ndiqem te Spitali Amerikan

schedule11:08 - 23 Mars, 2022

schedule 11:08 - 23 Mars, 2022

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata, do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike lajmin e ëmbël në 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ndërkohë, pak ditë më pas përmes disa tullumbaceve, të cilat kanë lëshuar pupla ngjyrë bojëqielli, çifti kanë zbuluar se bebi do të jetë djalë.

“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!”, ka shkruar Dojna krahas videos, ku shihet momenti i gëzueshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Së fundmi, moderatorja ka ndarë edhe detaje rreth shtatzënisë. Përmes një “Ask me” në Instastory, ajo ka treguar se po ndiqet te Spitali Amerikan me mjekjen Ana Sula. Dojna është shprehur shumë e kënaqur, pasi fillimisht Vlashenti donte të shkonte në Paris, por tani nuk janë penduar për këtë zgjedhje.

“Ka qene ne fakt nje zgjedhje qe e menduam gjate perpara se te vendosnim. Fillimisht Vlashenti donte te ndiqesha ne Paris, por per mua ishte shume e rendesishme te kisha mamin afer. Po ndiqem tek Spitali Amerikan nga Ana Sula dhe jam shume e kenaqur”, ka shkruar moderatorja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!