Të gjithë sytë nga Ukraina, por “nxehet” Egjeu

schedule10:11 - 23 Mars, 2022

schedule 10:11 - 23 Mars, 2022

Teksa në Ukrainë bëhet luftë me Rusinë, Egjeu po “zien”. Mediat greke raportojnë për shkelje të reja të ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure nga Turqia. Raportohet se disa avionë luftarakë turk, kanë shkelur hapësirën ajrore të Greqisë duke fluturuar mbi disa ishuj që posedon në detin Egje.

Konkretisht, dy avionë F-16 turk  kanë fluturuar në orën 08:35 mbi Farmakonisi, në orën 08:36 mbi Lipsi dhe në orën 08:37 mbi Arki. Të gjitha fluturimet u kryen në një lartësi jo shumë të madhe.

I njëjti çift avionësh turk F-16, në orën 08:52, fluturoi mbi ishullin Panagia dhe mbi Oinousses në lartësinë 27,000 këmbë.

Autoritetet greke kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për provokimet dhe shkeljet e përsëritura që vijnë nga pala turke. /abcnews.al/