Policia në Vlorë ka vënë në pranga tre persona për armëmbajtjes pa leje. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Ëaves”, forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë Kristo Drollin, Ariel Kingjin dhe Shpati Lenën.
Tre të arrestuarit u ndaluan në lagjen “Ujë i Ftohtë” pas marrjes së informacioneve se kishin armë zjarri në automjet.
50-vjeçari Kristo Drolli banues në lagjen “24 Maji” u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, 21-vjeçari Ariel Kingji u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga hetimet më pas rezultoi se Kingji ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
Kurse 37-vjeçari Shpati Lena dyshohet të jetë përkrahës i personit në kërkim. /abcnews.al/