Kryegjyshi Botëror: Koha të dëgjojmë njëri-tjetrin

schedule16:00 - 20 Mars, 2019

schedule 16:00 - 20 Mars, 2019

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë organizoi simpoziumin me temë “Bektashizmi në Ballkan, historia e djeshme dhe sfidat e sotme”. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në fjalën e tij tha se vendi po kalon mjaft vështirësi, ndaj është koha të dëgjojmë njëri-tjetrin.

Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve mbajti simpoziumin ndërkombëtar me temë “Bektashizmi në Ballkan, historia e djeshme dhe sfidat e sotme”. Në fjalën e mbajtur, Hirësia e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se vendi po kalon mjaft halle dhe vështirësi dhe është koha që të dëgjojmë njëri-tjetrin

Hirësia e Tij theksoi gjithashtu se evente të tilla i shërbejnë jo vetëm edukimit, por edhe kujtesës historike

Në simpoziumin ndërkombëtar të organizuar nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane morën pjesë dhjetëra besimtarë, shumë studiues dhe historianë nga shumë vende të botës./abcnews.al