Deputeti ukrainas tregon pse Odesa është qytet i “shenjtë” për Putinin

schedule18:47 - 22 Mars, 2022

schedule 18:47 - 22 Mars, 2022

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria e vendit ka arritur të ndalojë avancimin rus në qytetin port të Odesës. Megjithatë, forcat detare ruse filluan të bombardojnë periferitë e portit të hënën, si pjesë e përpjekjeve për të shkëputur ukrainasit nga Deti i Zi.

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili aktualisht ndodhet në Kiev foli për BBC për situatën në Odesa, qyteti që ai përfaqëson. Vladimir Putin e sheh Odesën si një nga qytetet e shenjta të Ukrainës, thai ai.

Sipas tij Odesa po sulmohet sepse është qyteti më i madh në Detin e Zi. Hera e fundit që Odesa u bombardua ishte nga nazistët 80 vjet më pare.
Depuetti ukraians e cilëson Putin si një “Hitlerin e shekullit 21”.

Deputeti nuk beson se Putini është i gatshëm për negociata paqësore për momentin dhe thotë se nuk do të ndalet, apo të ketë negociata reale. Duhet të ketë më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë, në mënyrë që Putini të mos mund ta përballojë luftën, tha Goncharenko.

Ai bëri thirrje se Ukraina duhet të furnizohet me më shumë armë, jo vetëm sisteme të mbrojtjes ajrore, por avionë, sepse Rusia aktualisht ka një avantazh në ajër.

Zhvillimet kryesore të luftës Rusi –Ukrainë sot

Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës: SHBA dhe NATO besojnë se Bjellorusia mundet “së shpejti” t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, thonë zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s për CNN. Ka gjithnjë e më shumë “gjasa” që Bjellorusia të hyjë në konflikt, tha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s.

Ukrainasit luftojnë për të rimarrë territorin: Forcat ukrainase tani janë përpjekur të rimarrin territorin që rusët kishin fituar në ditët e fundit, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, duke i quajtur ata “të aftë dhe të gatshëm” për ta bërë këtë.

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv , një qytet 30 milje në perëndim të Kievit, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të martën. Ndërkohë, kryebashkiaku i Boryspil , një qytet në lindje të kryeqytetit, po u bën thirrje banorëve të largohen, duke thënë se “luftimet tashmë janë duke u ndezur rreth rajonit” në një deklaratë video të postuar në Facebook.

Furnizimet drejt fundit: Disa qytete në Ukrainë nuk kanë ushqim për më shumë se tre ose katër ditë , tha të martën agjencia e ndihmës Mercy Corps, duke paralajmëruar se sistemi humanitar në vend “është tërësisht i prishur”.

Furnizimet ushqimore dhe mjekësore pothuajse kanë mbaruar në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Refugjatët: Më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

Rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë ikur nga lufta në Ukrainë në Poloni kërkojnë mbështetje për çrregullime të shëndetit mendor dhe 30,000 vlerësohet të kenë probleme të rënda të shëndetit mendor, tha të martën përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Poloni.

/abcnews.al/