Haradinaj për zgjedhjet serbe: Njohja reciproke do t’i rregullojë këto çështje përgjithmonë

schedule12:00 - 22 Mars, 2022

schedule 12:00 - 22 Mars, 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për zgjedhjet serbe në Kosovë.

Ai po thotë se Kosova duhet të shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë, duke shtuar se çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme.

“Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë”.

Haradinaj ka shkruar se tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin e Kosovës për paqen në Ballkan./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!