Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 8 mijë ukrainas u evakuuan sot përmes korridoreve humanitare

schedule22:40 - 21 Mars, 2022

schedule 22:40 - 21 Mars, 2022

8.057 ukrainas janë evakuuar në mënyrë të sigurt nëpërmjet korridoreve humanitare gjatë ditës së sotme, tha zëvendës kryeministrja e Ukrainës.

Iryna Vereshchuk tha se të evakuuarit u zhvendosën përmes shtatë korridoreve humanitare nga qytetet e Ukrainës që ndodhen nën rrethimin dhe bombardimet ruse, shkruan Skynews.

Midis të evakuuarve 3,007 banorë ishin nga qyteti port jugor i Mariupolit.

Gjatë javëve të fundit, situata në qytet është bërë gjithnjë e më e dëshpëruar me banorët që përballen me bombardime të vazhdueshme, me mungesë e ushqimi dhe uji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!