Britney Spears po kthehet fuqishëm, zbulohen planet e mëdha të këngëtares

schedule22:03 - 21 Mars, 2022

schedule 22:03 - 21 Mars, 2022

Britney Spears ka gjashtë vite që nuk ka sjellë muzikë të re por tanimë po punon për t’u rikthyer fuqishëm. Gazeta The Sun raporton se ylli i muzikës po punon me disa ish bashkëpunëtorë të saj për projektet e reja.  Ndër ta është dhe Claude Kelly, i cili ka shkruar këngë hit për Jason Derulo, Miley Cyrus dhe Jessie J.

Ai ka krijuar disa nga hitet e mëdha të Spears si Womanizer, Circus dhe If U Seek Amy, të cilët janë pjesë e albumit të saj të vitit 2008. “Ajo ka kaluar vite të vështira por thellë brenda vetes, i pëlqen që të bëjë muzikë. Muzika e re mund ta ndihmojë me të vërtetë që të kthejë një faqe të re.“, tha një burim për The Sun.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së saj diskografike 25 vjet më parë, ajo ka shënuar gjashtë këngë në Mbretërinë e Bashkuar nr. 1 dhe tetë albume të Top Ten këtu.

“Disa njerëz me të cilët ajo ndihet rehat për të punuar janë kontaktuar dhe pyetur nëse do të dëshironin të punonin sërish me Britney-n dhe të gjithë duken shumë të etur për t’u përfshirë.”, shtoi burimi. Këngëtarja mund të sjellë një album të ri së shpejti, megjithëse burimi tha se është ende herët për të folur për këtë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!