Pas dorëheqjes së kreut të PD Lulzim Basha i pari që ka reaguar nga radhët e PD ka qenë deputeti Ervin Salianji, i cili është shprehur se dorëheqja e Bashës nga kreu i kësaj partie ishte një akt i mirëpritur, por i vonuar. Salianji u shpreh skeptik duke thënë se shpreson që dorëheqja e Bashës të mos jetë një truk.
“Ne do jemi këtu që në vijimësi rruga e PD të jetë drejt bashkimet e ripërtëritjes. Shpresoj që akti i sotëm të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që PD të mos ripengohet nëpërmjet trukeve të ndryshme për të sjellë të njëjtin përfundim”.
Në deklaratën e dorëheqjes Basha tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike. Teksa theksoi se kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, Basha tha se do të jetë i angazhuar në ringritjen e PD “rreth vlerave parimeve dhe standardeve si demokratë’.
/abcnews.al