Hungaria nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë: S’duam të vëmë në rrezik sigurinë energjetike

schedule16:05 - 21 Mars, 2022

schedule 16:05 - 21 Mars, 2022

Zyrtarët hungarezë janë shprehur se nuk do të mbështesin sanksionet Perëndimore kundër Rusisë, që mund të rrezikojnë sigurinë energjetike të vendit.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto tha se nuk është e mundur që të arrihet konsensus për ndërprerjen e e importeve të energjisë nga Rusia.

“Kemi hyrë në një dimension të ri për sa i përket rreziqeve të luftës, kështu që tani e tutje duhet të veprojmë më me vendosmëri dhe më qartë për të mbrojtur interesat tona kombëtare: paqen dhe sigurinë në Hungari”, sqaroi ai./abcnews.al/