Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi shkon rreth 112 dollarë

schedule12:26 - 21 Mars, 2022

schedule 12:26 - 21 Mars, 2022

Teksa pritet mbledhja e Bordit të Administrimit për të vendosur çmimin e karburanteve, në bursë nafta ka shënuar sërish rritje të çmimit.

Çmimi i naftës Brent u rrit fuqishëm nga hapja e sotme e bursave për të arritur duke shkuar në 111-112 dollarë për fuçi ndërkohë që sipas analizave pritet një rritje e mëtejshme edhe gjatë ditës.

Kur nafta u vendos të shitej me çmimin 203 lekë për litër, çmim i naftës në bursë ka qenë 95.04 dollarë  për  fuçi. Me këtë rritje të çmimit në bursë pritet që të ketë një tjetër rritje në Shqipëri.

Kujtojmë se anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve janë; Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe pesë përfaqësues nga shoqëritë e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!