Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Princi William dhe Kate Middleton ndajnë për herë të parë një foto nga brendësia e avionit mbretëror

schedule11:46 - 21 Mars, 2022

schedule 11:46 - 21 Mars, 2022

Princi William dhe Kate Middleton vizituan Belizen teksa nisën turneun e tyre javor në Karaibe.

Çifti mbretëror udhëtoi për 11 orë me RAF Voyager dhe emocionuan fansat në Instagram, kur shpërndanë një foto nga brenda aeroplanit teksa po zbrisnin nga ai.

Në llogarinë e përbashkët në Instagram, çifti ka shpërndarë një sërë fotosh nga dita e parë në destinacionin e tyre, por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte ajo nga brenda avioni mbretëror.

Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Mbërritja në Belize që është ndalesa e parë e turneut tonë në Karaibe!”

Fotoja tregonte Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit para derës së avionit. “Fotografia e parë është absolutisht e mahnitshme. Mezi pres pjesën tjetër të turneut”, ka komentuar dikush në foto. Një tjetër shtoi: “Më pëlqejnë këto foto. Jam shumë i emocionuar të shikoj udhëtimin tuaj në këto vende të bukur.”

Për ditën e parë të turneut, Dukesha zgjodhi të vishte një kombinim të mrekullueshëm blu të çelur Jenny Packham, ndërsa William zgjodhi një kombinim të thjeshtë gri.

Ky udhëtim shënon Jubileun Platinum të Mbretëreshës dhe një nga pikat kryesore të vizitës do të jetë një garë miqësore me vela në Bahamas për nder të mbretërimit 70-vjeçar të Mbretëreshës Elizabeth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!