Nesër, Dita pa Makina në Tiranë, rrugët që bllokohen

schedule11:03 - 21 Mars, 2022

schedule 11:03 - 21 Mars, 2022

Kriza e cila ka përfshirë vendin dhe të gjithë botën në kuadër të kursimit të naftës e marta e 22 marsit që është dhe një ditë pushimi zyrtar do të jetë pa makina.

Kryeministri Edi Rama 3 ditë më parë paralajmëroi se në kuadër të kursimit të naftës do të riktheheshin ditët pa makina.

Këtë të hënë bashkia e Tiranës ka bërë me dije se e marta si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në kryeqytet, ku qytetarët do të duhet të kyçin makinat e tyre dhe të lëvizin në këmbë.

“E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër e martë 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tirane duke iu bashkuar nismës së @AlbGov për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm”, ka bërë me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas planit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Për bllokimin e segmentit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Blv “Zhan D’ Ark” dhe Blv “Bajram Curri”

Për bllokimin e segmentit të rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Lidhur me itinerarin e lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

• Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”.
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Wilson” dhe te “UFO”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!