Majk është një ndër reperët më të dashur të ekranit shqiptar. Është mjaft i suksesshëm dhe numëron një sërë hitesh. Ndër më të fundit ishte dueti me Dafina Zeqirin dhe me cilën bëri namin me “Më fal”. Së fundmi, ai ka treguar një veprimin e çmendur të një fansje të tij.
Kur u pyet nga Roza Lati, se nëse ndonjë fans i tij ka bërë ndonjë tatuazh për të, këngëtari tha se i kanë dërguar një foto të një tatuazhi ku shihej teksti i një prej këngëve të tij. Ai tha se ky veprim e kishte lënë pa fjalë dhe e ka bërë të bëjë muzikë më shumë.
“Më kanë nisur një foto që fansat kanë bërë komplet tatuazh një pjesë të tekstit të këngës që e kam shkruar unë. Ka qenë diçka që më ka lënë pa fjalë, ishte thjesht WOW. Më ka frymëzuar për të bërë më shumë muzikë.”, tha reperi.
/abcnews.al