Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britney Spears shkakton sërish “zhurmë” në rrjet, ndez spekulimet se është në pritje të ëmbël

schedule16:17 - 20 Mars, 2022

schedule 16:17 - 20 Mars, 2022

Britney Spears shkaktoi sërish “zhurmë” pasi u rikthye në Instagram. Këngëtarja, e cila shqetësoi fansat pasi mbylli për një kohë të shkurtër rrjetin social, është vënë sërish në fokus të mediave. Shkak është bërë një video të një gruaje shtatzënë që ka ndarë, teksa bebushi shkelmon barkun e saj.

Kaq ka mjaftuar që fansat e këngëtares të vërshojnë me komente, duke pretenduar se ylli i muzikës është shtatzënë. “Keni diçka për të na thënë?”, “STOP!!! Pothuajse pata një atak në zemër. OMG BABY #3 po Vjen”, shkruanin disa ndjekës në mesin e shumë komenteve ku thuhej se është shtatzënë.

Spears ka dy djem, Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline. Ajo aktualisht është e fejuar me Sam Asghari dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të krijojë një familje me të.

Britney Spears on instagramhttps://www.instagram.com/p/CbQyNZvvvRq/Britney Spears mariée en secret à Sam Asghari pour son anniversaire ? "Je suis tellement chanceuse..." : le diaporama - Purepeople

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!