Vrasja e Jurgen Kurtit, Vjollca Arapi 6 orë në polici

schedule11:32 - 19 Mars, 2019

schedule 11:32 - 19 Mars, 2019

Për gjashtë orë ka dëshmuar për policinë e Durrësit Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit i cili u vra në vitin 2016 dhe ku dyshohej se pas kësaj ngjarje ishte Jurgen Kurti, menaxheri i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Dëshmia e saj u mor, menjëherë pas ekzekutimit të 26-vjeçarit, ndërsa bashkë me të u morën në pyetje edhe persona të tjerë që kishin njohje me Arapin. Vjollca Arapi ka deklaruar se ajo dhe familja e saj nuk kanë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit dhe se ngjarjen e ka mësuar në media.  Pavarësisht gjyqeve të ndjekura për zbardhjen e vrasjes se bashkëshortit tim, unë nuk dëshiroja vrasjen e askujt dhe se çdo gjë ia kisha lënë drejtësisë në dorë, tha gruaja . Vjollca gjithashtu tha se  djemtë e saj ndodhen jashtë vendit, duke përforcuar edhe njëherë mendimin se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkaq policia ushtroi kontroll të imtësishëm në banesë, por pa gjetur asnjë material kompromentues. /Enkeleda Arapi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!