Pedro “shkërmoq” Vllazninë, Kaina mposht Partizanin dhe kërcënon Teutën

schedule15:49 - 19 Mars, 2022

schedule 15:49 - 19 Mars, 2022

Egnatia dhe Kastrioti kanë arritur të marrin 3 pikë shumë të rëndësishme në takimet e sotme.

Pedro Augusto ka mposhtur i vetëm Vllazninë, duke i dhënë Egnatias një fitore të rëndësishme për mbijetesës. 31’ Pedro i jep avantazhin Egnatias, pasi ia del të kalojë Hakajn dhe Zogovic. Gol, i cili u diskutua si pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR goli u quajt i rregullt.

Dopietën Pedro do e shënonte në minutën  e 79’ pas një asisti nga ana e Jackson, Pedro bën një super goditje në portën e Zogovic duke dyfishuar rezultatin e Egnatias.

Në minutën e 87-të do të kishte vend edhe për një gol tjetër të Pedro Augusto, i cili shkatërron i vetëm Vllanzinë, realizon për të tretën herë dhe i dhuron Egnatias rezultatin 3-0.

Vllaznia e Elvis Plorit dorëzohet kështu përballë dëshirës së rrogozhinasve të Zekirija Ramadanit.

Me këtë fitore Egnatia arrin në kuotën e 27-pikëve, duke u pozicionuar ne vendin e 8-të, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 39-pikëve në vendin e 4-të.

Në Kamëz Kastrioti merr një tjetër 3 pikësh me shumë vlerë për mbijetesën përballë Partizanit, teksa ka mjaftuar goli i vetëm i Kaina për të mposhtur demat dhe për të marrë një fitore që i pozicionon krutanët ne vendin e 6-të me 28-të pikë po aq sa Teuta e vendit të 7-të.

Ndërkohë demat e Dritan Mehmetit mbeten në kuotën e 35-pikëve në vendin e 5-të. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!