Ukraina i ka bërë rezistencë të fortë Rusisë gjatë 24 ditëve luftë.
Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka deklaruar se ushtarët rusë po i detyrojnë burrat ukrainas t’i heqin bluzat e tyre për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste në trupat e tyre.
Sipas saj, kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ndërsa ka publikuar edhe fotografitë në Twitter.
Qyteti i Mariupolit u bombardua nga forcat ruse në ditën kur filloi pushtimi. Sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Rusisë që të vijë në tavolinën e negociatave “pa vonesa”.
#Russian occupants undress #Ukrainian men to check for nationalist tattoos on their bodies on the way out of besieged #Mariupol, #Ukraine#RussiaInvadedUkraine#StandWithUkraine#StopRussianAgression pic.twitter.com/ZVnIumSWbP
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 19, 2022
/abcnews.al


