Protesta e tre kryeqyteteve ballkanike, flasin ekspertët

schedule21:19 - 18 Mars, 2019

schedule 21:19 - 18 Mars, 2019

Rajoni ynë është përfshirë protesta. Në Serbi, Mal të Zi, por edhe në Shqipëri njerëzit kanë protestuar gjatë javës së kaluar. Për Paskal Milon, kjo situatë është reflektim i asaj që po ndodh në Europë. I ftuar në emisionin “Byro Politike”, ai tha se arsyeja kryesore e protestave është dobësia e demokracisë në këto vende.

Paskal Milo: Është më tepër një reflektim i një situate të paqëndrueshme në të cilën ndodhet vetë Evropa. Duke qenë se Evropa është vetë në lëvizje, por që në Ballkan përgjithësisht përkthimi që i bëhet këtyre lëvizjeve gjithmonë kanë të njëjtin tekst. Arsyeja kryesore është te dobësia e demokracive në këto vende, të cilat nga një paqëndrueshmëri masive.

Ndërkohë për diplomatin, Agim Nesho, kemi një krizë të përhapur në vendet e Ballkanit. Gjithashtu rreth protestave në kryeqytetet e rajonit tonë, foli edhe Arben Malaj, i cili tha se është një gjë jo shumë e mirë që ka zhvillime të tilla.

Agim Nesho: Kemi një krizë të përhapur në vendet e Ballkanit. Problemet kryesore qëndrojnë problemet e demokracisë.

Arben Malaj: Fakti që ka zhvillime të tilla në të gjithë Ballkanin është një gjë jo shumë e mirë. Unë besoj që pjesa që nuk është bërë ende pjesë e NATO-s. Problemet që do kenë zhvillimet në Serbi dhe Shqipëri do jenë probleme në sfidat me demokracinë. Burimet e protestave kanë edhe një fenomen që ndodhet në BE, që është zhgënjimi që kanë njerëzit nga qeverisja.

Ish-deputeti Edmond Panariti tha se shkak i situatave politike në këto vende është vendimtar faktori i brendshëm.

Edmond Panariti: Unë mendoj që faktori i brendshëm është vendimtar. Në të gjitha këto vende pjesa më e madhe e pasurisë kombëtare kontrollohet nga një pjesë e njerëzve. Këtu duhet të shikojmë edhe bazën e këtij konflikti që po përshkallëzohet. Në një farë mënyrë ky model kalcifikon dhe elitat. Në disa vende kemi modele të ndryshëm të reagimit qytetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!