Detaje të reja për gomonen e kapur me 1.6 ton kanabis

schedule12:35 - 27 Nëntor, 2017

schedule 12:35 - 27 Nëntor, 2017

Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur hetimet për sasinë prej 1,6 tone drogë te kapur mbremjen e se shtunes nga rojet bregdetare greke ne nje skaf ne afersi te ishullit te Korfuzit.

 ABC News ka arritur të mësojë nga grupi hetimor se, survejimi i grupit kriminal të përbërë nga 6 shqiptarë kishte nisur rreth dy javë më parë. Lënda narkotike ka qenë e depozituar pranë qytetit të Sarandës . skafi  me droge me ishte nisur nga Porto Palermo drejt greqise. Ndërkohë dyshimet e prokurorisë së krimeve të rënda janë se, mjeti i shpejtë lundrues ishte ngarkuar me kanabis në Gjirin e Kakomese e më pas kishte kaluar për në shtetin fqinj.

Së bashku me dy shqiptarët në bordin e skafit ishte edhe një shtetas Italian. Hetuesit dyshojnë se destinacioni final i drogës së sekuestruar në Greqi, ishte Italia. Intensifikimi i kontrollit nga të dy anët e kufirit përsa i përket detit Adriatik e Jon nga roja bregdetare e Guarda di Finanzias ka detyruar trafikantët e lëndëve narkotike të gjejnë rruge alternative me mjete të shpjeta lundrues.

Operacionit vijon ende nga pala greke, ndërsa pala shqiptare kontrolloi  dy banesa në qytetin e Sarandës, që dyshohet se i përkasin skafistëve të arrestuar.

Një prej këtyre banesave ishte marrë me qera dhe dyshohet se mund të jetë përdorur si bazë për magazinimin e drogës. Ky nuk është rasti i parë që një gomone tenton të trafikojë një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqise.

Edhe në muajin gusht e njëjta rrugë ishte ndjekur nga skafistët me origjinë shqiptare, të cilët po trasportonin një ngarkesë 1 ton kanabis, por përfunduan në prangat e policisë greke./abcnews.al