Siri, sulmet ajrore ruse vrasin 53 civilë

schedule12:06 - 27 Nëntor, 2017

schedule 12:06 - 27 Nëntor, 2017

53 civilë në një fshat të Sirisë kanë mbetur të vrarë pas disa sulmeve ajrore ruse. Por ushtria ruse, pretendon se ka bombarduar militantët e ISIS

Sulmi ajror i forcave Ruse ditën e dielë, ka vrarë 53 civilë në fshatin Al-Shafah ne lindje të Sirisë. Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut ka raportuar se 21 prej viktimave ishin fëmijë.

Zona ku ndodhi ngjarja është në Deir al-Zour, një nga provincat e fundit të kontrolluara nga ISIS. Në fillim u raportua për 34 të vrarë  sipas Obseravatorit Sirian, por grupi i monitorimit ka deklaruar për Agjencinë e Lajmeve AFP se numri i viktimave shkoi në 53 persona pas një ditë të gjatë të kërkim shpëtimit dhe heqjes së rrënojave.

Autoritetet Ruse më hërë konfirmuan se gjashtë avion bombardues me rreze të gjatë veprimi kanë kryer sulme ajrore në këtë zonë, por u justifikuan se kanë goditur militantët e ISIS. Rusia është një aleat kyç i Presidentit Sirian Bashar al-Asad .Bisedime për paqen ne Siri me mbështetjen e OKB-së pritet të mbahen në javët e ardhshme  në Gjenevë sepse disa raunde negociatash kanë dështuar./abcnews.al