Alban Bushi, para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, për mediat ka deklaruar: “Kampionati shqiptare në gjithë vitet e fundit ka pasur rritje. Kemi marrë edhe herë të tjera, por jo kaq shumë. Kemi marrë disa lojtarë që janë të datëlindjes 2002, 2003, që të jenë edhe për sezonin e ardhshëm”.
“Çekia dhe Anglia? Janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë ekipe shumë të forta. Edhe ne jemi të fortë. Pavarësisht se kemi humbur në Çeki 4-0, kemi bërë një lojë të mirë. Humbja nuk justifikohet. Këto takime janë vendimtare për ne. Për sa kohë matematika na lejon për të kapur vendin e dytë, ne do të shpresojmë dhe do të sakrifikojmë t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund. Sidomos në ndeshjen e parë, për të fituar në ndeshjen me Çekinë”.
“Të rinjtë? Kemi edhe Bajramin që është te Benfica, apo Konjuhi që ka qenë të Malmo. Janë dy lojtarë të rëndësishëm, perspektivë për ekipin A. Gjithashtu edhe Bebeziqi që është datëlindje 2003, pjesë e Olimpija Ljubjana, edhe ai është premtues. Shpresojmë që për Bajrmin dhe Konjuhin të bëhen pasaportat kësaj jave. Shpresojmë që t’u bëhet dhe të jenë pjesë të ekipit, pasi janë të rëndësishëm.
Asllani? E kishim menduar të ishte pjesë e jona, por do jetë pjesë e kombëtares A. Na bëhet edhe qejfi, por na prish edhe planet, pavarësisht se ekipi U21 është për të furnizuar ekipin A. Një lojtar si Asllani, që luan në Serie A, të prish ekuilibrat. Ne jemi pretendentë për ta kapur vendin e dytë dhe besoj se do t’ia arrijmë, që këtë ndeshje. Gjithsesi na bëhet edhe qejfi që furnizojmë edhe ekipin e A si asnjëherë më parë”.
“Lista? Kemi lënë jashtë disa lojtarë, pasi kemi menduar për sezonin tjetër. Kemi thirrur Tucin që nuk ka qenë asnjë ndeshje këtë edicion dhe e kishim të rëndësishëm. Qëndroi jashtë gati një vit prej një dëmtimi në gju. Shpresojmë të jetë mirë, pasi është lojtar i rëndësishëm për ekipin. Është potencial për ekipin e parë. Mungesat që kemi shpresojmë të zëvendësohen me këta të rinjtë që kemi marrë, duke krijuar një miks edhe për sezonin tjetër dhe për këtë vit”.
“Objektivi? Përballemi me ekipe të forta dhe tre pikë na kënaqin. Futboll tani luajnë të gjithë, detajet bëjnë diferencën. E pamë se si e mundëm Slloveninë këtu, edhe pse ishte favorit në letër. Kam besim tek ekipi, sidomos në Shqipëri luajmë mirë dhe jemi shumë të karikuar. Do të sakrifikojmë shumë dhe mendojmë se do ia dalim. I kemi mundësi, i kemi lojtarët, që kanë minuta dhe luajnë në liga të mira”.
“Gabimet në Çeki? Ka pasur gabime të mbrojtjes, amatoreske. Gabimi i portieri është i pafalshëm, por siç gaboj unë gabon edhe portieri. Për 10 minuta shkoi 2-0 dhe çdo ishte thjesht të mbaronte loja, Shpresojmë të jemi në ditë të mirë, të mos bëjmë gabime të tilla. Shqipëria gabon shpesh, jo vetëm ekipi U21, por edhe ekipi A, ekipi U19, U19, edhe ne si popull. Luftojmë shumë, sakrifikojmë shumë dhe bëjmë gabime amatoreske. Kjo vjen për shkak se nuk jemi të përqendruar sa duhet”.
“Bajrami? Ai është pjesë e ekipit, e patëm edhe me Slloveninë e Kosovën. Atëherë nuk iu bë pasaporta. Unë shpresoj të na ndihmojë edhe qeveria në këtë pjesë, pasi ai është potencial i madh për ekipin kombëtar A. Është një potencial si Gjimshiti e Kumbulla dhe kam shumë besim se do të ndjekë rrugën e tyre. Të premten kemi ndeshjen, dokumentacioni është dorëzuar dhe presim të marrë pasaportën, ai dhe Konjuhi”, përfundoi trajneri Alban Bushi. / abcnews.al