FOTO/ Banorët e Kievit nxitojnë të mbledhin sendet me vlerë nga shtëpitë e rrënuara

schedule12:30 - 18 Mars, 2022

schedule 12:30 - 18 Mars, 2022

Sot është shënuar dita e 23-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta në disa rajone të vendit.  Lagjia Podil në Kiev është shkatërruar nga sulmet ruse, sipas korrespondentt të skynews Alex Crawford.

Shtëpitë e banorëve janë shkatërruar, ndërkohë që njerezit nxitojnë për të mbledhur sendet me vlerë që i kanë mbetur në rrënoja. Kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko tha se këto sulme nuk do të thyejnë kurrë shpirtin e njerëzve.

“Këto nuk janë aksidente,” tha ai. “Këto janë sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe njerëzve të pafajshëm.”

/abcnews.al