Adrian Devolli sjell dramën e njeriut në ekspozitën “Gjithmonë Kanavace”

schedule15:40 - 18 Mars, 2019

schedule 15:40 - 18 Mars, 2019

Drama shpirtërore e njeriut dhe bukurit e natyrës vijnë në ekspozitën e piktorit te njohur Adrian Devolli. Artisti  në një interviste për Abc News thotë se forca e kanavacës në artet pamore nuk njeh kohë.

Kanavaca është dashuri pa kushte dhe forma e të shprehurit  më e fortë në artet pamore  për piktorin Adrian Devolli. Në  këtë prezantim artisti sjell me një intensitet të fortë dramën shpirtërore, duke e nisur nga uni i tij.

Ndërkohë që përmes një auto-portreti ai shpreh keqardhje për largimin e brezit të ri.  Në  cikli tjetër, fokusuar në peizazhe Ardian Devolli sjell anën tjetër të medaljes, ku mbizotëron drita dhe ngjyra.

Silueta femërore kësaj here është pak prezente, por në ekspozitën e radhës ai thotë se do i dedikohet krejtësisht nudove. Punimet e Devollit karakterizohen nga një analizë e thellë dhe origjinale e figurës njerëzore përfshirë peizazhet, arkitekturën./abcnews.al