Qeveria polake po përgatitet të paraqesë idenë e një misioni paqeruajtës në Ukrainë në samitin e NATO-s dhe Këshillit Evropian.
Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller, i cituar nga agjencia “Pap” dhe i publikuar nga UNIAN.
Mueller vuri në dukje se ky nuk është një mision që duhet të hyjë në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën: “Ai duhet të instalohet në vende që aktualisht nuk janë të okupuara nga Rusia për të dërguar një sinjal të qartë se ne nuk pajtohemi me krimet e luftës”, tha ai.
Deri më tani tentativat për të arritur një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë kanë dështuar, ndërsa palët e treta po përpiqen të ndërhyjnë që të gjendet një zgjidhje për ndalimin e luftës.
/abcnews.al/