Grupi iniciator i protestës kundër rritjes së çmimeve në një deklaratë për shtyp konfirmuan se protesta e ditës së nesërme do të jetë masive, si ajo e javës së kaluar.
Ata theksuan se masat e marra nga qeveria nuk mjaftojnë për zgjidhjen e krizës. Ndërkohë, paralajmërojnë me përshkallëzim të protestave, nëse qeveria nuk merr në konsideratë kërkesat e tyre.
“Këto masa nuk janë të mjaftueshme për përballimin e krizës. Ndihma për përballimin e rritjes së çmimeve për kategorinë në nevojë është shumë minimale. Ndërkohë qeveria vazhdon të refuzojë uljen e përkohshme të taksave.
Nëse qeveria është kokëfortë dhe nuk pranon të negociojë këtë të shtunë qytetarët do të jenë të gjithë në protestë sërish. Kjo është protestë e qytetarëve, e organizuar nga ana dhe është për problemet e qytetarëve. Protesta nuk do të ndalet. Protesta do të nisë në orën 11;00 dhe do të jetë një marshim drejt kryeministrisë.
Një nga skenarët është përshkallëzimi dhe ne do të ulemi para Kryeministrisë, nuk do të ngrihemi. Protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje”, deklaroi përfaqësuesja. g.v/abcnews.al